Humbi betejën me koronavirusin, ndërron jetë ish-deputeti i PD-së
Ka ndërruar jetë nga koronavirusi një tjetër politikan i njohur shqiptar.
Ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga Covid-19.
Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankierit të njohur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sorry, the comment form is closed at this time.