Hoxha i FRPD-së: Nëse nuk përfaqësohemi në lista, jap dorëheqjen

Nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen, nëse në listat e kandidatëve për deputetë nuk do të ketë përfaqësues nga Forumi Rinor i PD-së.

Ai “dëshiron të shohë të paktën 5 ose 6 të rinj, të cilët duhet të jenë pjesë e listave”.

Sipas Hoxhës, të rinjtë nuk duhen trajtuar si gomerë dhe hamej që bredhin pas liderëve të caktuar dhe në fund përdoren dhe u thuhet ‘kaluam lumin, mirupafshim kalit’.

“Këshilli Kombëtar që është organi më i lartë duhet të kalojë në sitë këtë listë, e cila erdhi si pasojë e një komisioni që, për mua, produktin e tij nuk e kishte shpresëdhënës dhe besimdhënës në këtë moment historik që ndodhet Shqipëria.

Ndoshta kanë pasur synimin e mirë, por produkti nuk solli atë peshë të caktuar që ne kërkonim të shfaqnim, figurat tona më të mira të shoqërisë të përfaqësonin PD.

Ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesia. Kush i merr vendimet? Si merren këto vendime?

Momenti i listave është momenti më i rëndësishëm historik për PD dhe gjithë forcat e tjera. Një herë në 4 vjet bëhen listat dhe aty duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët tona, të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren. Ua kemi borxh shqiptarëve fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Edhe me Forumin Rinor të PD, në 2018 u tha se u dha dinjitet të rinjve, por të rinjtë nuk janë gomerë dhe hamej që bredhin pas liderëve të caktuar dhe në fund përdoren dhe themi kaluam lumin, mirupafshim kalit”, tha nënkryetari i FRPD-së.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.