Hajdari homazhe te varri i Adem Jasharit: Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugën drejt Europës
Deputetja Rudina Hajdari, gjatë një vizite në Kosovë, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari, ka vizituar kompleksin memorial të ngritur në nder të tyre
Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan se duhet të nderojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, që dha jetën për lirinë e Kosovës. Hajdari shton se është detyra jonë që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës.
Postimi i plotë
“Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të! E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të Kryekomandantit të UÇK Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës.
Heronjë si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqënies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Nderim heronjve të lirisë”.
Sorry, the comment form is closed at this time.