“Gati për Shqipërinë”/ Rama: Për çdo gjë që nuk shkon, mbani kontakt me Borën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot sesionin e katërt online me aplikantët për nismën “Gati për Shqipërinë”.

Të rinjtë kanë bërë nga një prezantim të shkurtër të CV-së së tyre.

Rama ka bërë me dije se, kjo mënyrë vlen për të njohur aplikantët, si dhe eksplorimin në fusha të ndryshme.

“Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe këtë herë me aplikantët për nismën ‘Gati për Shqipërinë’. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë, aplikimet vazhdojnë në adresën [email protected]”, shkruan Rama.

Në fund, Rama ka pasur edhe një mesazh për ta, të bëjnë durim.

“Bëni durim dhe të mos tërhiqeni në rast se shihni që ka vonesa, se mund të bëni komunikim me ministrat dhe pastaj mund të mendoni se u harruat. Për këtë arsye, do t’ju lutesha që të mbani kontakt me Borën… ‘Çdo gjë mund të ndodh se jetojmë në Tiranë’, kështu që mbani kontaktin me Borën për çdo gjë që nuk shkon. Dhe Bora është në kontakt me mua për çdo gjë”, tha kryeministri.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.