“Gati konsullata në Vlorë”, kryeparlamentari turk premton nga Tirana
Në Shqipëri ndodhet për një vizitë zyrtare kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeparlamentari turk premtoi më shumë investime në fushën e turizmit shqiptar.
Gjithashtu, ai tha se kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë.
“Ju kam sjellë përshëndetjet e Presidentit Erdogan. Ndjej kënaqësi të madhe që ndodhem në Shqipëri, në përgjigje të ftesës që më ka bërë zoti Ruçi. Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe kulturë të përbashkët. Në fakt, kemi shumë vlera dhe shumë personalitete të përbashkët, Ahmet Pashai, Mehmet Aga nga Elbasani, arkitekti i xhamisë blu. Kemi themeluesin dhe rektorin e universitetit të Stambollit, Hasan Tahsim. Kemi Sami Frashërin, i pari që ka bërë punime për enciklopedinë.
Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot, në takimin që pata me zotin kryetar patëm bashkëbisedim shumë të dobishëm. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën. Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjik do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje”, tha Şentop.
Sorry, the comment form is closed at this time.