Garo: Votoni për të ardhmen tuaj, për vendin tonë

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, i drejtohet qytetarëve shqiptarë me thirrjen dilni për të votuar dhe për të vendosur.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.

Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entuziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!”, u shpreh ajo.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.