Garo-Bardhit: 25 prilli ishte betejë për mua, mbase jo për ty

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në fjalën e mbajtur sot ka përmendur edhe emrin e zëdhënëses së Foltores të Sali Berishës, Floriana Garos.

Bardhi tha se Floriana Garo nuk ka dhënë asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Në lidhje me këtë deklaratë të Bardhit, ka reaguar edhe Floriana Garo.

Garo thekson se 25 prilli ishte betejë e madhe për të, por mesa duket për Gazmend Bardhin nuk ka qenë e tillë.

“Gazment Bardhi, meqë thua se Floriana Garo nuk ka bërë asnjë betejë për demokratët… Për mua 25 Prilli ka qenë betejë. Me sa duket, për ty jo”, shkruan ajo.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.