Kërcënim?!/ Garda merr në mbrojtje ambasadorin Soreca

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, qeveria ka miratuar vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet që Garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku ai do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Në vendimin e firmosur nga kryeministri Rama nuk lihet shteg për të kuptuar arsyet e kësaj mbrojtjeje.

Vendimi i plotë

Në mbështetje  të  nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me  propozimin e  ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1. Garda e  Republikës ruan  dhe mbron këto personalitete:

a) Ambasadorin  e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:

a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.