Gabimi më i madh në politikë? Nano: Kam deleguar shumë pushtet

Ish-kryeministri Fatos Nano, gabimin më të madh të tij në politikë, e konsideron delegimin e pushtetit.

Në një rrëfim për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv “Klan”, ai tha që nëse do të ishte sot në qeveri, nuk do të delegonte shumë pushtet: Kjo gjë mund të duket paradoksale, por shoqëria nuk është përgatitur për një gjë të tillë.

Fevziu: Nëse ktheheni prapa, çfarë do korrigjonit te vetja?

Nano: Në mënyrë paradoksale, sot jam më i sinqertë se çdo herë tjetër. Do korrigjoja atë me të cilën mburrem.

Fevziu: Cila është?

Nano: Kam deleguar shumë pushtet.

Fevziu: Sidomos në vitin 1997….

Nano: Tipari im dallues në politikë ka qenë delegimi i pushtetit.

Fevziu: Këtë e quani gabim?

Nano: Sot do delegoja më pak.

Fevziu: Kjo tregon që shoqëria e donte kështu apo…?

Nano: Kjo tregon se shoqëria nuk ka qenë kaq e përgatitur për delegim pushteti pa kontrolle rigoroze. Sot Rama i bën në mënyrë teknologjike. Dhe Rama delegon pushtet, por i ka në kontroll të rreptë.

Fevziu: Pra, kjo që quhej si arritja më e madhe?

Nano: Këtë e quaj si arritjen më të madhe timen, por njëkohësisht dhe si defektin më të madh, që mund ta kisha korrigjuar në rrugë e sipër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.