FRPD protestë për vrasjen e Rashës/ Ministri Lleshaj të japë dorëheqjen

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë nisur një marshim proteste përballlë Ministrisë së Brendshme e më pas para Kryeministrisë, për vrasjen e të riut Klodian Rasha, dje në orët e para të mëngjesit në Tiranë nga një efektiv policie. Sipas drejtuesve të këtij forumi, kjo vrasje nuk është aspak ashtu sikurse e ka raportuar policia pasi i riu Rasha nuk ka patur armë me vete. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kryetari i këtij Forumi, Belind Këlliçi e cilësoi të turpshme mosdistancimin nga ana e kryeministrit Rama për këtë ngjarje të rëndë. Të rinjtë kanë vendosur disa kokrra hurma në shkallët e kryeministrisë, të cilat sipas tyre kanë qenë armatimi, që ka patur i riu me vete përpara se të ekzekutohej nga efektivi i policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.