Fino pret ambasadorin turk: Mbështetje të plotë drejt anëtarësimit në BE

Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Në takim ambasadori turk ripërsëriti mbështetjen u Turqisë për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të plotë në BE.

Në një postim në ‘Facebook’, ambasada e Turiqsë në Tiranë thekson se, “sot zhvilluam një vizitë kortezie te Megi Fino, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. I uruam suksese në detyrën e re”.

“Gjatë takimit, rivlerësuam statusin e fundit të marrëdhënieve tona dypalëshe brenda fushës së partneritetit tonë strategjik”, thuhet në postim.

“Në këtë kuadër ne ripërsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë mike dhe vëlla në procesin e anëtarësimit të plotë në BE”, thekson ambasada turke.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.