Etilda Gjonaj: Të forcojmë penalitetet ndaj ndërtimeve pa leje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në parlament, ftoi deputetët që të votojnë një projekt-ligj, që forcon politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.
Gjonaj u shpreh se me anë të këtij projekt-ligji, garantohet se ndërtimet tashmë e tutje do të jenë sipas të gjitha parametrave të duhura.
“Duam të ndërhyjmë në kodin penal që të mbrojmë shëndetin e njerëzve, që të mbrojmë edhe punimet në ndërtime. Me ndryshimet, forcojmë ligjet për çdo ndërtim pa leje. Ligji aktual nuk parashikon pasojat deri në humbje jete.
Përgjegjësitë janë të parashikuara në KED. Të forcojmë politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje. Duhen përmbushur ligjet dhe kriteret për ndërtimet. Me anë të këtij ligji, garantojmë se çdo metër katror ndërtim, të jetë sipas standardeve”, tha Gjonaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.