Erdogan tregon arsyen: Në maj, do shkoj sërish në Tiranë

Presidenti turk Erdogan paralajmëron një tjetër vizitë në Tiranë.

Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i shtetit turk tha se do të jetë i pranishëm në hapjen e xhamisë së re.

“Pritja që mu bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokë deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan  Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme.

Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, ka thënë Erdogan.

Xhamia e Namazgjasë do të ketë një kapacitetet për 3250 vende për të falur namazin. Punimet për ndërtimin e objektit të kultit nisën në vitin 2015 dhe ishin parashikuar që të përfundonin në vitin 2018. Për shkak të vonesës së lëvrimit të fondeve përfundimi i saj është shtyrë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.