EMRAT/ Lista me drejtuesit e PS-së që do drejtojnë fushatën

Deputetët aktualë të Partisë Socialiste janë aktualisht të shpërndarë në të gjitha njësitë administrative të Qarkut të Tiranës, duke punuar në terren për votat e 25 prillit.

Gazeta “Panorama” zbardh listën e emrave të sigurt të kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Në disa njësi administrative, selia rozë ka caktuar dy dhe tre emra, të cilët po punojnë në terren me strukturat socialiste, grupet e patronazhit dhe zgjedhësit për t’i bindur ata për alternativën e tyre.

Burime nga Partia Socialiste thanë se, vendosja e dy apo më shumë emrave është bërë për një mbulim sa më të afërt dhe të imët të territorit. Njësitë administrative me më shumë se 30 qendra votimi, është menduar të kenë më shumë se një drejtues.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.