Rama, lideri i tretë më i ndjekur në “Facebook” për Evropën

Edi Rama rezulton të jetë lideri i tretë më i ndjekur në “Facebook” për Evropën, gjatë vitit 2021, me 1.3 milionë fansa dhe 19.7 milionë reagime.

I pari është renditur Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe i dyti është Giuseppe Conte, ish-kryeministri i Italisë.

Rama ka popullaritet mjaft të lartë në “Facebook” dhe ka lënë pas kryeministra, si Johnson, Macron, Orban, Mitsotakis etj.

Si lider më i ndjekur në raport me popullsinë e vendeve që përfaqësojnë, Rama renditet në vendin e parë edhe për numrin e fansave, edhe për reagimet në “Facebook”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti renditet i dyti në raport me popullsinë.

Të dhënat janë analizuar nga “Terra Data”.

Kujtojmë se Edi Rama është mjaft aktiv në “Facebook”, ku transmetohen të gjitha aktivitetet dhe daljet e tij publike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.