“E gjetëm të rrënuar…”, Rama jep lajmin e mirë nga Gjirokastra

Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama foli këtë mëngjes për projektet dhe investimet që priten të realizohen në këtë qytet.

Sipas tij, Gjirokastra është një organizëm që është zgjuar pas një agonie.

Rama u shpreh se synimi i qeverisë është t’i japë Gjirokastrës një jetë universitare përmes investimeve.

“Gjirokastra, nga një organizëm në agoni, është kthyer në një organizëm të gjallë. Këtu ne ishim në një shembull tipik të një gërmadhe, pasi nuk kishte as dyer e as dritare dhe është transformuar tashmë. Janë 106 biznese të reja që kanë aktivitet fitimprurës. Këtu kemi një sërë investimesh që do sjellin jetë në Gjirokastër. Është një organizëm që është zgjuar pas një agonie, i duhet kohë për të vapruar. E ardhmja do jetë e shkëlqyer për Gjirokastrën. Sfida është për t’i dhënë jetë universitare. Këtu Universiteti është sfidë pasi ka një krizë studentësh”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.