E buzëqeshur/ Yuri Kim i shkon Metës në zyrë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Takimi i ish-Presidentit me diplomaten amerikane vjen pas një përplasje të gjatë në distancë mes tyre.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. 🇦🇱🤝🇺🇸”. Kështu shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në “Facebook”.

Kjo ishte hera e parë që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, shkon në zyrën e Metës si kryetar partie.

Vetë ambasadorja Kim nuk ka bërë ende asnjë postim në rrjetet sociale lidhur me atë që ka diskutuar gjatë takimit me ish-Presidentin Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.