E akuzuan se përdori helikopterin e Ushtrisë për fushatë, Xhaçka padit për shpifje PD-në
Ministrna e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka paditur Partinë Demokratike pasi kjo e fundit e ka akuzuar atë se ka përdorur helikopterin e FA-së për fushatë.
Lajmin e bëri të ditur, zyra e shtypit e ministres Xhaçka.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj ministres, duke thënë se po përdor helikopterin e Ministrisë për fushatë elektorale.
PD thotë se ministrja ka udhëtuar me helikopter për në Dibër, për një takim me strukturat e PS dhe ky udhëtim i ka kushtuar buxhetit 10 mijë euro. “Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para Infektivit ndizen me të shtyra“, tha pak ditë më parë ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
Sorry, the comment form is closed at this time.