Duka: Dështimi në 2020 nuk garanton hapjen e negociatave në fillim të 2021
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel se me të gjitha gjasat këtë vit nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë.
Duka thekson se Merkel tashmë u dorëzua e s’mund të premtojë negociata për Shqipërinë teksa e quan këtë si një dështim të 2020 për qeverinë aktuale në Shqipëri.
“Me këtë dështim të përsëritur Shqipëria mbetet e fundit në të ardhmen e saj europiane. Dorëzimi i kancelares Merkel se nuk mund ta premtojë ҫeljen e negociatave për Shqipërinë brenda vitit 2020 dhe kushtëzimi i dhjetë vendeve me plotësimin e reformës zgjedhore dhe ngritjen e gjykatës kushtetuese është një dështim i madh i mazhorancës aktuale dhe i Shqipërisë. Mbyllja e ҫeljes së negociatave është vrasje e shpresës së shqiptarëve”, theksohet në deklaratën e kryetarit Duka
Ai kërkon mbledhjen e Këshillit politik, unifikimin e qëndrimeve për reformën zgjedhore me konsensus dhe miratimin e tyre sa më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkon bërjen sa më parë funksionale të gjykatës Kushtetuese dhe plotësimin e ҫdo kushti të pa plotësuar
“Ne duhet ti japim kancelares Merkel dhe gjithë partnerëve anëtare të BE-së edhe një mundësi tjetër që ashtu si Maqedonisë së Veriut, Këshilli Europian të miratojë ҫeljen e negociatave”.
Sorry, the comment form is closed at this time.