DOSJA 184/ Bardhi: Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi drejtësi për dosjen “184”, që lidhet me manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.
Në një deklaratë për shtyp, Bardhi përmendi emra zyrtarësh që, sipas tij, meritojnë të ndëshkohen. Ai premtoi se Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
“Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Këta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. PD nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi të plotë për dosjen 184. Në cilësinë e kallëzuesit, ne po presim njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Dibrës dhe njohjen me aktet e plota të dosjes për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund. Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!”, tha Bardhi.
Ai theksoi se akuza janë ngritur vetëm për disa zyrtarë lokalë, dhe jo për autorët e vërtetë.
Sorry, the comment form is closed at this time.