Akuzojnë Bashën/ Japin dorëheqjen sekretari dhe 13 anëtarë të Kryesisë

Sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar kanë dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbajnë në partinë opozitare më të madhe në vend.

Në një deklaratë publike, shoqëruar dhe me firmat e të gjithë zyrtarëve, ata bëjnë me dije edhe motivacionin e dorëheqjes së tyre.

Ata akuzojnë kreun e PD, Lulzim Basha, i cili “po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale”.

“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.

Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.

Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.