“Do të jetë gati brenda 12 muajve”, Rama inspekton aksin Dibër-Librazhd
Kryeministri Edi Rama këtë të premte nga rruga tjetër e Dibrës do të lidhë brenda 12 muajve Dibrën me Librazhdin, dhe do të mundësojë bashkimin e shpejtë të zonës verilindore të Dibrës me juglindjen.
Rama gjatë inspektimit të këtij aksi është shprehur se përveç Rrugës së Arbërit, kjo është një tjetër perspektivë e re zhvillimi agroturistik, si edhe kushte të reja për turizmin, ekonominë, tregtinë, qoftë lart për Dibrën qoftë poshtë për Pogradecin e për Korçën, pa harruar edhe përshpejtimin e madh që ky aks sjell për ata që duan të ngjiten lart nga Ohri apo anasjelltas.
“Erdhëm deri këtu për të përcjellë që këtu me pamje faktike nga realiteti një mesazh shumë të rëndësishëm për një projekt që është thënë me dekada është lënë dhe stërlënë rrugëve dhe sigurisht që do të finalizohet nga qeveria jonë, për t’i dhënë një mundësi të dytë, një alternativë tjetër, përveç rrugës së Arbrit, të gjithë zonës së Dibrës. Njëkohësisht edhe gjithë zonës së juglindjes duke pasur Librazhdin si një pikë prej të cilës mund të shpërndahen”, tha Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.