‘Do fillojmë betejën me Ramën’/ Berisha i përfshin të gjitha në aksion 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përfshirë në aksionin e tij opozitar protestat, grevat, por dhe mosbindjen civile. 

Ai tha se nuk do të përsëritet opozitarizmi kur drejtonte Basha PD-në.

“Jo, jo! S’do të ketë. S’do përsëritet ajo, ju garantoj. Natyrisht që përgatitjet duhen. Për të thirrur një protestë thirret, por nuk jemi më në atë fazë, por jemi në një fazë tjetër. Duhet të mendojmë punë për greva, për protesta të qëndrueshme, mosbindje civile, etje, Nuk ecet me një thirrje dhe… ne do të fillojmë betejën me Edi Ramën. Edi Rama e ndjen këtë”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.