Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nuk është zgjidhur përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Kjo detyrë ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së.

Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë.

Kryeministri Rama më 19 shtator e propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE për lirinë e medias.

Zyrtarja e lartë portugeze do të zëvendësojë në këtë post Harlem Dezir.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.