Ditëlindja e 84-t e Papa Françeskut, Meta i dërgon mesazhin e veçantë

Presidenti Ilir Meta i përcjell urime të përzemërta Papa Françeskut, i cili feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Përmes një urimi në “Facebook”, Meta thekson se janë të paharruara, të vyera dhe frymëzuese mesazhet e Papa Françeskut për popullin dhe, në veçanti, për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Mesazhi i Metës:

Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes!

Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19.

Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme! 🇦🇱��🇻🇦

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.