Padia ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë zbulon gafat e juristëve të LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dështuar sërish me paditë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këtë herë ka qenë Gjykata e Lartë që ka vendosur në favor të kryebashkiakut Veliaj, sa i përket ankimimit të LSI lidhur me vepimtarinë gjatë fushatës elektorale, ku partia e drejtuar nga Kryemadhi akuzonte për shkelje të Kodit Zgjedhor nga drejtuesi politik i fushatës elektorale të PS në Tiranë.

Në vendimin e tij më të fundit, të zbardhur ditën e sotme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Kolegji madje shkon më tej duke zbuluar dhe gafën trashanike të juristëve të LSI. “Ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ka shpallur moskompetencën nuk mund të ushtrohet rekurs i drejtëpërdrejtë në Gjykatën e Lartë,” thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.