Deputeti uroi me foton e Enver Hoxhës, Nikolla: E papranueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ka cilësuar të papranueshëm urimin e bërë nga deputeti Bujar Çela, në Komisionin e Ligjeve.

Ajo tha se regjimi i ish-diktatorit Enver Hoxha është një regjim që shqiptarët e larguan me dhunë dhe sipas saj, është e pa pranueshme që të urohet me simbole të tij në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë.

“Sa i përket asaj që ju përmendët, regjimi i Enver Hoxhës ka qenë një regjim që e kemi hequr me dhunë. Ka një kërkesë për rastin në fjalë dhe me rastin më të parë do të shqyrtohet, pavarësisht se si ndodhi, është e pa pranueshme që një deputet i Kuvendit të përdorë të tilla situata në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë”, tha Nikolla.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.