“Deputeti që duam” mbyll aplikimet, ja sa kandidatë do të përzgjedhë PS

Partia Socialiste ka mbyllur aplikimet për kandidatët e 25 prillit. Rreth 1 600 persona kanë aplikuar për të qenë pjesë e listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë minutazhi i video-mesazheve të qytetarëve që kanë aplikuar shkon në rreth 80 orë.

Nisma “Deputeti që Duam”, që u prezantua nga kryeministri Edi Rama në muajin tetor, ka rreth 1600 CV në formë video-mesazhet nga të gjithë ata qytetarë që kanë shprehur dëshirën t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Aplikimi është bërë “online” në këtë portal nga vetë qytetrët, të cilët kanë dërguar një video-prezantim me të gjithë arsyet që i shtyu të bëheshin pejsë e PS-së.

Faza e parë do të përzgjedhë vetëm 100 më të mirët, ndërsa pas fazës së dytë skualifikuese, do të mbeten vetëm 20 më të mirët.

Këta të përzgjedhur do të përfshihen në skuadrën e 140 kandidatëve të Ramës, por ende nuk ka detaje mbi mënyrën e renditjes së tyre.

Ajo që nuk dihet gjithashtu, është edhe “dora” që do të shqyrtojë 80 orët e video-prezantimeve apo që do të bëjë skualifikimet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.