‘Rama, deklaratë anti-BE’/ Vasili: Të mblidhet Kuvendi

Zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave së Edi Ramës, i cili tha nëse nuk hapen negociatat, atëherë Shqipëria do të ndryshojë kurs.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se kjo ishte një deklaratë kërcënuese dhe anti-BE. Ai ka kërkuar që për këtë çështje të thirret Parlamenti në një seancë urgjente.

Postimi i Vasilit

Deklarata anti-BE e Ramës, të thirret Parlamenti në Seancë Urgjente Publike!

Rama guxon dhe kërcënon Brukselin në funksion të axhendës së tij si peng i serbo-rusëve, duke thënë se: “Ndryshojmë menjëherë kurs, nëse nuk hapen negociatat me BE-në”.

Rama ka thënë sot:

“Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.

Ky është skandal i dimensioneve shumë shumë të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë e një kryeministri tradhtar, qe ktheu Shqipërinë në narkoshtet dhe që shet kufijtë e saj.

Axhenda anti-Evropë dhe anti-integrim e Edi Ramës është demaskuar prej kohësh nga ne.

Sot urdhrat, që atij i vijnë nga Beogradi dhe Moska janë të qarta.

Ballkani i hapur dhe mbështetja skandaloze e Ramës ndaj Vuçiçit, që refuzoi sanksionet ndaj Rusisë është shumë e qartë.

Refuzimi sot i Rezolutës për Srebrenicën ishte një tjetër vendosje e hapur krah Serbisë dhe sivëllait Vuçiç.

Deklaratat e sotme të Ramës janë pjesë e skenarit serborus që Shqipëria të jetë pjesë e kësaj aleance agresive, shoviniste dhe antishqiptare dhe të largimit të saj nga BE.

Rama përpiqet të sajojë e shpikë sebepe artificiale për tu larguar nga Europa dhe bën sikur i tregon dhëmbët e tij të kalbur nga droga Europës.

Rama kërkon me çdo kusht orientimin e Shqipërise drejt aleancave serboruse, që e mbajnë atë në karrige dhe që mjerojnë vendin, që e shpopullojnë dhe e zhbëjnë atë si komb.

Parlamenti shqiptar duhet të mblidhet në një Seance Urgjente Parlamentare për të debatuar për deklaratat shumë të rrezikshme antieurope të Rames, për demaskimin e skenarëve të zinj të tij dhe për të konfirmuar vullnetin proeuropian të 100% të shqiptarëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.