Deklarata për Berishën/ Basha qetësohet me të besuarit në lokal

Pas deklaratës së ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ku refuzoi kategorikisht mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, Lulzim Basha është ulur për t’u qetësuar në kafen pranë selisë blu.

Kryedemokrati është i shoqëruar nga kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj si dhe deputetët e tij më besnikë, Gazment Bardhi, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Pak më herët, kreu i opozitës iu përgjigj deklaratës së Berishës duke thënë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë mbledhjen e një kuvendi që mund të shqyrtojë vendimet e SHBA.

Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë Amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Nuk ka për të pasur Kuvend të PD dhe nuk ka për të pasur Kuvend që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane” tha Basha nga selia blu.

Berisha ka sulmuar kreun e PD-së nga Fieri, teksa e cilësoi aparimor, të pabesë, ndërsa aktin për përjashtimin nga grupi parlamentar e konsideroi amoral.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.