Çështja e detit/ Rama flet nga Saranda: Maskarenj ata që “i fryjnë zjarrit”
NGa Saranda, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave për shitjen e detit nga qeveria.
Ai ka ritheksuar se shtirja e Greqisë me 12 milje në det nuk ka impakt në Shqipëri, duke shtuar se “Greqia është në të drejtën e saj”.
“Vendimet e Greqisë, që këtu janë keqinterpretuar masivish, janë vendime që nuk kanë lidhje me çështjen e detit mes nesh dhe Greqisë, sepse këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që të ndodhë kjo duhet të vendos kufirin në Memaliaj dhe pastaj e gjithë ekonominë e detit duhet ta spostojmë në Virua. Nuk ka mundësi as Shqipëria të shtrihet 12 milje, dhe as Greqia të shtrihet te ne. E ke shtëpinë në Sarandë? Jo. Sipas lajmeve e ke në Greqi. 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Deti Jon nuk fillon në Butrint. Matanë ka Greqia hapësirë për t’u shtrirë me 12 milje në raport me Italinë, aty ku dhe Konventa e thotë shumë qartë, që ushtrohet aty ku është e mundur, nëse nuk është mundësia fizike nuk e bën dot. Ne e kemi ushtruar këtë të drejtë në vitet ’90 me 6 milje. Aty ku nuk ushtrohet dot duhet bërë marrëveshje dhe ne do të shkojmë në gjyq se s’kemi marrëveshje. Nuk jemi marrë vesh, sepse nuk ka hapësirë për të ushtruar të drejtën pa u marr vesh. Ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja të bëhet fshehurazi është krejtësisht absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me 2 këmbë që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë, ata që janë liderë partish politike dhe flasin duke ‘i fryrë këtij zjarrit’. Janë maskarenj. Qenie të ulëta, të padenja që nuk meritojnë aspak respekt, por që kanë një pjesë njerëzish që i ndjekin, gjysmëanalfabetë që i thonë vetes patriot. Por patriot dhe injorant nuk lidhen me njëra-tjetrën. Këtu s’ka lidhje, ke shkollë apo jo, ke sot njerëz me shkollë që e kanë kokën bosh. Marrëveshja e vjetër ishte problem. Jam krenar që rivendosëm me Greqinë rrugën e komunikimit. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë pozitive, por ajo që ka bërë nuk impakton fare me ne”, tha Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.