Caktohen deputetët e Komisionit Hetimor për Dick Marty
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Komisonit të Posaçëm që do të ngrihen për raportin e Dick Marty.
Mazhoranca do të përfaqësohët nga Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhë Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita parlamentare do të jenë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina. Emrat e mësipërm do të miratohen ditën e enjte në parlament.
Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën.
Sorry, the comment form is closed at this time.