Cakaj: Mbështetje financiare për arsimimin e shqiptarëve të Preshevës
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, bëri me dije se është vendosur mbështetja financiare për blerjen e pajisjeve për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e shkollës digjitale në Preshevë dhe rindërtimin e godinës së shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Konçul.
Gjithashtu, sikurse thekson Cakaj, mbështetje do të ofrohet edhe në pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për çdo grupmoshë në Preshevë, Bujanoc dhe për shkollat shqipe në Medvegjë.
Cakaj shprehu angazhimin e tij të plotë “për vazhdimësinë e të gjithë projekteve të nevojshme për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”.
Sorry, the comment form is closed at this time.