Bylykbashi: Deklarata e DASH, më e rënda për Shqipërinë

Sekretari për reformën zgjedhore në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi si shumë të fortë qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur mbi situatën zgjedhore në Shqipëri, e cila i rrezikon seriozisht ato për shkak të dhunës dhe blerjes së votave nga maxhoranca.

“Nuk kam dëgjuar ndonjëherë një deklaratë kaq të ashpër që, në fakt, është realiteti i Shqipërisë.

Nuk mund të shtoj asnjë fjalë më të fortë se ç’tha Elez Biberaj. Pra, ne çuditemi që ka një deklaratë në këtë nivel. Por ky nuk është qëndrimi thjesht i një medie. Ne e dimë qëndrimin e ‘Zërit të Amerikës’ në raport me DASH, dhe të vijë me këto terma të fortë, që është prishur sistemi demokratik, kemi kapje të pushtetit dhe të tjera edhe më të rënda, është diagnoza për sëmundjen terminale ku e ka çuar Rama Shqipërinë. Dhe ai dha edhe përgjigjen që Shqipëria duhet të kthehet në shinat e demokracisë, pasi mund të prishet edhe me Amerikën.
Kjo deklaratë nuk u drejtohet vetëm politikanëve, por edhe qytetarëve”, tha Bylykbashi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.