BUXHETI 2021/ Denaj: Fonde shtesë për vaksinën dhe rritjen e pagave të…

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka folur në emisionin “Ekopolitikë” për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021.

Sipas saj, një pjesë shtesë të fondeve ka marrë edhe shëndetësia përsa I takon vaksinimit anti-Covid dhe rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve.

“Shëndetësia ka marrë fonde shtesë, të domosdoshme përsa i takon përballimit për vaksinën, për ndihmën ekonomike dhe për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve. Nëse flasim që fondi i pagave është 40% e pagës në funksion, në situatën që jemi dhe shumë vende nuk kanë rritur pagat, sigurisht është e guximshme. E mjaftueshme. Buxhete si ky në vendin tonë ka nevojë më shumë, por lidhet shumë me të ardhurat. Dhe raporti i guximit është i lidhur drejtëpërdrejt me realizimin e të ardhurave. Të ardhurat e këtij buxheti janë më të larta se ato të vitit 2020 por janë 3.7% më të larta se 2019”, tha ministrja Denaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.