Braçe:Kolaudimi te shteti, shërbim cilësor, me standarte dhe më i lirë
Zv.kryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në Facebook ka dekalaruar, se tani kontrollimi i mjeteve motorike do te jetë në duart e shtetit dhe aspak te koncesionarit dhe se shërbimi që do t`i ofrohet qytetarëve është një shërbim më cilësor, me standarde dhe më i lirë.
Postimi i plotë:
“Kolaudimi” tek shteti! Sherbim publik cilesor, ne standard dhe me i lire! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi!Edi Rama njoftoi sot ne mengjes konkluzionin e punes se kryer prej muajsh ne ministrine e Infrastruktures, DPSHTRR, per kete sherbim masiv per njerezit!Nderkohe procesi ka nisur; SGS po ben dorezimet e koncesionit.Eshte nje inventar qe deshmon jo vetem deshtimin karastrofik te koncesionit Berisha/Meta, por po te hetohet do deshmoje nje krim te shumefishte mbi qytetaret, jeten e pronen e tyre, mjedisin gjithashtu!Prej dites kur e sollen ne Kuvend permes qeverise se perbashket BERISHA/META, krijova bindjen se jo vetem qe sherbimi nuk do te permiresohej, behej me cilesor por thjesht do te transferohej korrupsioni banal nga nje dore ne tjetren. U PROVUA I TILLE!
Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur une e kolegu shalsi provuam ne mandatin e pare ta thyenim monopolin e ketij koncesioni me amendim ne Kuvend, skena aty mes ministrit te linjes dhe kryetarit te Kuvendit ishte banale, madje desh rrezoi Qeverine.Sot, nuk jam i kenaqur qe gjithe cfare thame ne opozite eshte provuar!
Jo, dua hetim te qarte pas dorezimit te koncesionit per gjithe cka ndodhur me koncesionarin dhe kontraten, zbatimin e saj.
SGS, kOLAUDIMET.Sot, jam i kenaqur qe ne po mbajme fjalen, kthejme si sherbim publik nje sherbim masiv per qytetaret permes nje prej agjencive publike me te mira.Nuk e fsheh; une besoj tek sherbimi publik!Dua pafund qe edhe nje here te tregojme se nje sherbim publik eshte ligjor, korrekt, cilesor, i barabarte, i ndershem dhe me i lire per shqiptaret.
E di qe tani do turren nga nje i majte i rigjetur si Bushati etj, e do revoltohen: Pse se ben me pare?E di qe tani do turren dhe te interesuarit private qe nuk bejne asgje me shume se sa transferojne korrupsionin, do sulmojne vendimin, agjencine, individet.Por beteje eshte kjo; nuk duhet te dorezohemi! Interesat politike e private te tilla jane! Shqiptaret duhet te shohin ndryshim, e kerkojne nga ne! Sic kerkojne sherbim publik tani, perseri nga ne e jo nga shtepia e hajduteve PDLSI!
VO: ishte nje kronikan dikur qe nxirrte ne tv ckisha thene une per koncesionin. Tani eshte koha ta bej prape ate kronike.
Sorry, the comment form is closed at this time.