Boçi në Komisionin e Arsimit: Pas 10 vitesh do të kemi krizë për mësues

Në Komisionin e Arsimit deputeti demokrat, Luçiano Boçi është shprehur se ka mungesë financimi për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit.

Ai theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare.

Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë.

 “Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie  dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta.” tha Boçi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.