Bllokimi i integrimit, eurokomisioneri: I zhgënjyer që nuk mundëm të bënim përpara me Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka mbetur i zhgënjyer nga fakti që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi shkruan se BE-ja duhet të çajë bllokadën për të bërë të mundur që këto shtete të ecin përpara në procesin e integrimit.

“I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje. Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt. Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën. Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim”, është shprehur Varhelyi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.