Balla flet për emërimin e Çuçit si ministër i Brendshëm: Ka përvojën më të mirë

Numri dy i PS, Taulant Balla, tha se zgjedhja e Bledi Çuçit si ministër i Brendëshëm është një zgjedhje shumë e mirë.

“Nuk gjej një arsye për mos ta quajtur Bledin si figurë politike të kompletuar”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Open”, Balla u shpreh se Çuçi është më i miri që mund të zgjidhej për postin, pasi e njeh mirë pushtetin vendor, si pjesë e grupit që hartoi reformën territoriale.

“Është një prej 12 drejtuesve të qarqeve, pra një prej 12 më të rëndësishëm në PS rrjedhimisht nëse e marim kështu. Ai ka qenë një prej atyre që e njeh më shumë pushtetin vendor, se ministria e Brendshme nuk është vetëm polici. Sot kemi një ministër që ka eksperiencën më të mirë do thoja, dhe në kushtet që na duhet një kordinim më i mirë me pushtetin vendor Bledi këtë punë do e bëjë më së miri”, u shpreh Balla.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.