Marrin detyrën zyrtarisht/ Betohen në Presidencë ministrat Çuçi dhe Ekonomi

Në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë u zhvillua sot në mesditë ceremonia e betimit të anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshem, zotit Bledar Çuçi dhe ministres së Bujqësisë dhe Zhivillimit Rural, zonjës Milva Ekonomi.
Ministri i Brendshëm i sapoemëruar si dhe ministrja e Bujqësisë, të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, mbërritën në Presidencë rreth orër 12:25, ku nisi dhe ceremonia e betimit, sipas protokollit.

Kreu i Shtetit u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministrit të Brendshem Çuçi dhe Ministres së Bujqësise dhe Zhvillimit rural Ekonomi, duke u uruar suskese në detyrat e reja e të rëndësishme.
Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Ishte kryeministri Edi Rama ai që njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa në 16 dhjetor njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.