Berisha uron linjën Kosovë-Shqipëri: Jo meritë e Shengenit Ballkanit, por e gjermanëve
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke uruar fillimin e linjës energjitike Kosovë-Shqipëri, shtoi se kjo nuk është meritë e Shengenit Ballkanik, sikurse u deklarua kryeministri Rama, por e presionit të qeverisë gjermane.
“Përshëndes unifikimin e rrjetit energjitik Shqipëri – Kosovë! Miq, autostrada energjitike Shqipëri – Kosovë që u inaugurua sot, është një projekt që u ideua, u projektua, u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi dhe nisi ndërtimin para dhe gjate vitit 2013 dhe që përfundoi së ndërtuari në vitin 2016.
Ky projekt shënon pavaresinë energjitike të Kosovës dhe bashkërendimin e shfrytëzimit racional të burimeve e energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.
Këtë projekt e bllokoi për katër vite me radhe miku i ngushte i Zografit Bis, presidenti i serbomadhisë Aleksander Vuçiç.
Çbllokimi i projektit nuk ka asnje lidhje me Minishengenin, siç mashtron Zografi bis, i cili kërkon kështu ti japë meritën mikut te tij Vuçiç, por, siç është bërë botërisht e ditur, është rezultat i ndërhyrjes së vendosur e të prerë të qeverise gjermane dhe kancelares Merkel.
Me këtë rast të dashur miq, le të urojme inaugurimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe Kosoves si nje ngjarje me rendesi te madhe në krijimin e një hapesire unike ekonomike energjitike shqiptare dhe të falenderojme me mirënjohje qeverinë gjermane për financimin e plote të linjes 400 Kë Tiranë – Prishtinë dhe ndërhyrjen e vendosur të saj për çbllokimin e funksionimit te saj.”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
Sorry, the comment form is closed at this time.