Berisha tregon për vizitën e parë të Rugovës në Tiranë: Donin të na vrisnin, sepse…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë tronditëse. Ai ka thënë në emisionin “Pressing” në “T7” se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në vizitën e tij të parë në Tiranë.

“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver hoxhës. U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.