Berisha: Të ndërpritet terrori policesk i Ramës ndaj mediave
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denuar arrestimet nga ana e policisë kundrejt përfaqësuesve të mediave, duke përmendur ndalimin e kryeredaktorit te Koha Jonë, Qami Xhani dhe gazetarit Xhoi Malësia.
“Stop terrorit policesk të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave!
Miq, me urdhër të Edvin Kristaq Xhelatit u morën përdhunisht në polici, ndërkohe që ishin në krye të detyrës, kryeredaktori i Koha Jonë, Qami Xhani dhe gazetari i Ora News, Xhoi Malesia.
Marrja e tyre përdhunisht nga terreni tek raportonin direkt për demostratat e të rinjve të revoltuar nga vrasja prapa shpine nga vrasës me pagesë me uniforme e të riut Klodian Rasha, përbën një akt pengmarrje banditeske të urdhëruar direkt nga armiku i fjalës së lirë, Edvin Kristaq Xhelati.
Ky terror policesk i Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave të Kazanit, siç i quan ai mediat, të cilat raportojnë lajmet jo sipas lajmeve të rreme të ERTV e mediave të Arben e Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe Tualetit të Kol Balles, por sipas standarteve të mediave të pavaruara, dëshmon urrejtjen e tij atërore për fjalën e lirë.
Duke shprehur solidaritetin tim me te plote ndaj gazetarëve Qamil Xhani dhe Xhoi Malesia, dënoj me ashpërsi terrorin policesk hakmarres primitiv të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj gazetarëve dhe mediave që nuk i lepihen atij dhe i rikujtoj atij se je i biri xhelatit që firmosi varjen publike të kundershtarit për fjalën dhe së shpejti do të përfundosh njëlloj si etërit e tu bllokmenë, në koshin e pleherave të historisë.”, shkruan Berisha në Facebook.
Sorry, the comment form is closed at this time.