Berisha: Soros ka futur Reformën në Drejtësi nën ombrellën e PS-së
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Sorosin se ka futur të gjithë OJQ-të dhe reformën në drejtësi nën ombrellën e PS-së.
“Rama dhe Thaçi kanë qenë promotorë të ndarjes së kufijve. Këta mashtrues u thanë se këtë e ka bërë Sali Berisha duke bërë konspiracion dhe unë jam futur në black listë, gjë të cilën e ka shpallur Edi Rama në vitin 2019. Unë Sorosin e akuzoj me baza. Unë e kam akuzuar se ka ndërtuar një monizëm duke futur të gjitha OJQ-të nën ombrellën e PS-së.
Po ashtu e ka futur drejtësinë shqiptare nënë ombrellën e PS-së. Kjo reformë u nis nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Unë kam qenë vokal sikundër edhe Edi Ramës, për kompanitë të naftës së Soros.”, tha Berisha për ‘Tv Ora’.
Sorry, the comment form is closed at this time.