Protesta/ Berisha: Këshilla ime për Bashën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar të gjithë demokratët të jenë pjesë e protestës që do të zhvillohet në 7 korrik.
Në një prononcim për ‘Euronews’, kreu i PD-së tha se ftesa është për të gjithë shqiptarët, me përjashtim të ‘Alibashës’, referuar këtu Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.
Këtij të fundit, kreu i PD e këshillon “të mos vijë në protestën e 7 korrikut, pasi u kujton demokratëve tradhtinë”.
“Dje, Kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç ‘Alibashës’, që janë të marrë peng nga qeveria.
Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujton demokratëve gjëra që s’duhet t’i kujtojnë”, tha Berisha.
Sorry, the comment form is closed at this time.