Berisha sfidon: Edhe sikur 100 të mbeten, unë jam aty

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkëputur një video-mesazh nga 25-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, përmes të cilit përcjell një mesazh për ata që e kanë mbështetur.

“Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, shkruan Berisha në videon e publikuar.

Ky mesazh vjen pak kohë pas shpalljes “non grata” nga SHBA, vendim për të cilin ish-kryeministri kërkoi të publikohet çdo fakt dhe dokument që administrata e SHBA zotëron.

Ish-kryeministri paditi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vendimin për shpalljen e tij “non grata”.

Kujtojmë se para pak ditësh, në Partinë Demokratike u zhvilluan zgjedhjet e brendshme. Gara rezultoi me fitoren e kreut aktual, Lulzim Basha, i cili mori 81% të votave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.