Berisha: Rama po i bën nder Vuçiçit, ai duhet të ishte në Hagë për gjenocid

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar takimin mes liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, ditën e djeshme në Forumin Ekonomik në Shkup.

Ai është shprehur se kjo nismë është një funksion të serbomanisë dhe të Presidentit serb, Alaksandër Vuçiç.

Më tej thotë se ky projekt është përpjekje për Jugosllavi të re.

“Është vazhdim i nismës së dështuar së Novi-Sadit me emrin ‘Mini-Shengen’ por që tani i morën hua termin Hapur dhe duket se edhe BE ishte e irrituar, nga emërtesa shengen, pasi shengen është një vend anëtar i BE, por është një traktat i rëndësishëm i ratifikuar nga të gjithë vendet e BE dhe në fakt ky Minishengeni krahasuar me Minishengenin e vërtetë ishte një lloj komedie që evropianëve nuk u vinte për shtat dhe duket i detyruan të mbrojë emrin.

Kjo nismë është e tëra në funksion te serbo-manisë, në funksion të Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë si epiqendër e Ballkanit në një farë mënyre është përpjekje për Jugosllavi të re. E tëra një fantazmë kundër stabilitetit të rajonit dhe Kosovës.

Pas dështimit të projektit të serbomadhisë me ndryshimin e kufijve, Soros ndërmori një akt anti-shqiptar duke mbështetur një nisëm destabilizuese kundër Kosovës. Arsyet janë të vështira t’i zbulosh, por mund të them se ne kemi vënë lëvizjen e lirë me të gjitha vendet, përveç Serbisë. Shqipëria kurrë nuk mund t’i lejonte vetes që të bashkëpunonte me Beogradin kundër Kosovës. Kosova herë është ftuar dhe herë nuk është ftuar, por jo si e barabartë, përpos se në Shtëpinë e Bardhë.

T’i bësh favore Vuçiçit, një njeriu që e ka vendit në Hagë, për pjesëmarrje në gjenocid, me të famshmen shprehje që për çdo serb të vrarë të vriten 1000 myslimanë, një lajtmotiv i nazizmit. T’i bësh nder një njeriu të tillë që bëri çdo gjë publikisht për të fshehur nga drejtësia Mlladiç, një njeri i cili erdhi dhe tha se Serbia do të bëhet më e madhe duke i marrë territore Kosovës dhe që nisi trenin e pushtimit, është dëmi më i madh që po i bën Shqipërisë. Kjo nisëm e çon Ballkan drejt hapësirës euro-aziatike”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.