Berisha poston foton me Powell dhe Bush: Dy miq të mëdhenj

Ish-kryeministri, Sali Berisha, postoi një foto të veçantë në nderim të ish-Sekretarit të Shtetit, Colin Powell, që ndërroi jetë sot. Në foto shfaqet Berisha së bashku me Powell dhe ish-Presidentin amerikan, George W. Bush.

“Në nderim të dy miqve të mëdhenj”, shkruan Berisha.

“Karriera e Gjeneral Colin Powell është ajo e një shërbëtori të përkushtuar të kombit të tij, e një strategu dhe gjenerali brilant dhe fitimtar e një lideri të rralle me reputacion botëror të ushtrisë dhe diplomacisë së SHBA.

Ai ishte një mik i madh i kombit tonë, që me nismën e tij Karta e Adriatik 3 mbështeti Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO.

Ndjehem thellësisht i pikëlluar nga ky lajm tragjik, kam pasur privilegjin dhe fatin ta pres si mik ne vizitën e tij private në Shqipëri, por dhe ta takoj në vizitën e tij zyrtare si sekretar shteti në Tiranë dhe më vonë në Washington si kryeministër i Shqipërisë.

Këto takime dhe bisedat e mia me të do t’i ruaj përjetë si një thesar të çmuar,” shkruan Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.