Berisha: Po të isha në pushtet, negociatat do ishin hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për ngërçin e Shqipërisë për hapjen e negociatave drejt BE-së.

I pyetur nëse ndihet përgjegjës për dështimin e Shqipërisë edhe kësaj here drejt rrugës evropiane, Berisha tha që, nëse Partia Demokratike do të kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013, negociatat do ishin hapur me kohë për vendin tonë.

“Nuk jam në gjendje të parashikoj se cila do të ishte ecuria, nëse Shqipëria nuk do të kishte pësuar krizë në 97. Ju e dini që në ‘librin e bardhë’ na listuan me ish-Jugosllavinë dhe më pas na veçuan. Të gjithë kanë dëshmuar një gjë, që në qeverisjen e PD procesi ka ecur në mënyrë të pandalshme dhe ju garantoj se ka ecur vetëm e vetëm me një përpjekje më serioze për kriteret. Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet, me bindje absolute negociatat do të ishin hapur me kohë, anëtarësimi jo. Ai proces bazohet vetëm në kritere. Mohimi i kritereve nuk ishte gjë e thjeshtë, por Edi Rama e futi vendin në një spirale pa krye”, tha Berisha.

Sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës, Berisha tha se është një vendim i vonuar, pasi Kosova e ka merituar liberalizimin më shumë se Shqipëria.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.