Berisha paralajmëron policinë: Nuk do tolerojmë më…

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur nga selia e PD-së për protestën që u mbajt dje në Tiranë, të thirrur prej tij.

“Së pari, përmes jush, dua të përcjell një përshëndetje të përzemërt, të falenderoj me shumë mirënjohje ata mijëra e mijëra protestues që mbushën mbrëmë Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një akt historik, të protestës së dytë që nga vitit 1998, të partive politike, për interesin e tyre kombëtar.

Prej 8 vitesh interesi kombëtar në Shqipëri mbeti jetim, ai u nëpërkëmb nga Evdin Kristaq Rama dhe me heshtje u tradhtua pothuajse njëlloj nga ish-kreu i opozitës që, me program dhe me statut duhet të mbronte këtë interes Lulzim Brava.

PD ju dëshmoi dje të gjithëve, se interesi kombëtar në këtë vend, ka një avokat të rëndësishëm në opozitën shqiptare. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por një protestë kundër marrëveshjes bilaterale mes Beogradit dhe vasalëve në Tiranë dhe në Shkup. Protesta jonë pati një jehonë të gjerë. Dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët. Jam sot këtu për të parlajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë më dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin e pjesëmarrësve në protesta”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.